Përshëndetje! Ky mesazh tregon pikat e ndryshme të kontaktit për fëmijët e sëmurë në Basel-Stadt dhe Baselland. Nëpërmjet 4 pyetjeve ju tregoj se në cilën pikë fëmija juaj merr ndihmën e duhur.
Shkoni në farmaci. Personeli mund t’ju këshillojë lidhur me çështje mjekësore ose pyetje lidhur me ilaçe. Për këtë, nuk ju duhet të bëni një takim. Në farmaci fliten gjuhë të ndryshme.
Ju mund të telefononi edhe qendrën e këshillimit për prindër. Këshilltarët/këshilltaret kanë formimin mjekësor dhe flasin gjuhë të ndryshme. Ata diskutojnë me ju mbi mënyrën se si fëmija juaj mund të marrë mbështetjen më të mirë. Ata mund të ndihmojnë edhe për çështjet mbi zhvillimin dhe edukimin e fëmijëve. Numrat e telefonit dhe adresat e qendrës së këshillimit për prindër i gjeni në www.meinkindistkrank.ch.
Atëherë, caktoni një takim me klinikën pediatrike. Takimin mund ta bëni me telefon. Në telefon mund të pyesni gjithashtu nëse fëmija duhet të shkojë në klinikë. Nëse nuk keni një mjek/e pediatër mund t’ju ndihmojë qendra e këshillimit për prindër për të gjetur një klinikë .
Atëherë mund të telefononi në qendrën e thirrjes së emergjencës mjekësore. Ajo ju këshillon falas në telefon dhe është e arritshme gjithmonë, edhe gjatë natës dhe në fundjavë 24 orë. Numri është 061 261 15 15.
Atëherë, shkoni në qendrën e urgjencës të Spitalit Pediatriak të Universitetit UKBB. Telefononi pediatrinë nëse problemi nuk është aq i rëndë.
Atëherë, telefononi direk ambulancën në numrin 144.
Të gjitha adresat dhe informacionet në 16 gjuhë i gjeni në www.meinkindistkrank.ch
Ju uroj të gjitha të mirat juve dhe fëmijës suaj!
Përshëndetje! Ky mesazh trajton temën e etheve te fëmijët. Unë ju jap këshilla rreth gjërave që mund të bëni kur keni ethe dhe se kur i nevojitet një fëmije mjeku apo mjekja.
Një fëmijë ka ethe kur ka një temperaturë trupi mbi 38,5 gradë Celsius. Te fëmijët poshtë 3 muajsh nga 38 gradë Celsius. Kur ka ethe, fëmija ka faqe të kuqe dhe ballë të nxehtë. Shpesh ai ka tështitje ose një simptomë tjetër. Por, ethet më së shumti nuk janë të rrezikshme. Ato e ndihmojnë trupin për t’u shëruar.
Në këto 8 situata një fëmijë ka nevojë për një mjeke apo mjek:
Nuk jeni të sigurt se çfarë duhet të bëni? Pyetni te qendra e këshillimit për prindër ose në pediatri. Të gjitha adresat dhe numrat e telefonit i gjeni në www.meinkindistkrank.ch
Ju uroj të gjitha të mirat juve dhe fëmijës suaj!
Përshëndetje! Ky mesazh trajton temën e kollës te fëmijët. Unë ju jap këshilla rreth gjërave që mund të bëni kur keni koll dhe se kur i nevojitet një fëmije të shkojë te mjeku apo mjekja.
Kollitja është mbrojtje, në mënyrë që të lirohen rrugët e frymëmarrjes. Gjatë kollitjes, fyti irritohet dhe në hundë formohet mukoza. Më së shumti fëmija kollitet, sepse ai ka një ftohje ose grip.
Nuk jeni të sigurt se çfarë duhet të bëni? Pyetni te qendra e këshillimit për prindër ose në pediatri. Të gjitha adresat dhe numrat e telefoni i gjeni në www.meinkindistkrank.ch
Ju uroj të gjitha të mirat juve dhe fëmijës suaj!
Përshëndetje! Ky mesazh bën fjalë për çështjet lidhur me përkujdesjen e fëmijëve të sëmurë. Një fëmijë i sëmurë mund të jetë për ju si prindër një gjë shumë stresuese dhe të kërkojë shumë organizim. Këtu merrni informacione lidhur me tri tema.
Fëmija juaj mund të shkojë sërish në shkollë ose qendër ditore kur ai të mos ketë më ethe për 24 orë. Por, për disa sëmundje të caktuara zbatohen rregulla të veçanta. Një fletë informative me rekomandime të detajuara e gjeni në www.meinkindistkrank.ch
Për Basel-Stadt: richtlinie-infekt-krankheiten-2024.pdf (bs.ch)
Për Baselland: Direktivat (webcloud7.ch)
Ligji parashikon që mamaja ose babai mund të qëndrojnë në shtëpi për maksimumi tri ditë për çdo rast sëmundje për t’u kujdesur për fëmijën. Gjatë këtyre tri ditëve duhet të përpiqeni të organizoni një përkujdesje të përshtatshme. Nëse fëmija juaj është i sëmurë për një kohë më të gjatë dhe nuk disponohet një person tjetër për përkujdesje, ju duhet të flisni me punëdhënësin tuaj dhe të përdorni, nëse nevojitet, ditët e pushimeve ose orët ekstra.
Ndoshta ju duhet një raport mjekësor. Pyetni punëdhënësin tuaj se çfarë rregullash zbatohen në kompaninë tuaj.
Kryqi i Kuq Zviceran organizon dërgimin e punonjësve ekspertë dhe të kualifikuar në shtëpinë tuaj. Fëmija juaj do të marrë përkujdesje dhe ndihmë. Punonjësit përgatisin vakte, luajnë më fëmijën tuaj dhe japin ilaçe, nëse ju jeni dakord. Kjo ofertë është për fëmijë deri në 12 vjeç dhe është me pagesë. Disa kompani të sigurimeve shëndetësore i mbulojnë këto kosto. Pyetni kompaninë tuaj të sigurimeve shëndetësore. Kontaktin nga Kryqi i Kuq Zviceran e gjeni në www.meinkindistkrank.ch.
Kryqi i Kuq Basel-Stadt: 061 319 56 51, https://www.srk-basel.ch/entlastung-1/familienentlastung
Kryqi i Kuq Baselland: 061 905 82 19, https://www.srk-baselland.ch/fuer-sie-da/entlastung/familienentlastung
Ju uroj të gjitha të mirat juve dhe fëmijës suaj!